Masakra në 'Don Bosko', në rrezik për jetën edhe vëllai i viktimës, me plumb në fytyrë

Masakra në 'Don Bosko', në rrezik për jetën edhe vëllai i viktimës, me plumb në fytyrë

17:59, 04/01/2022
A+ Aa A-

Erion Çela 35 vjeç dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit të përgjakshëm të 'Don Boskos'. 

Tavolina e lokalit ku ndodhej 35-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi nga jashtë. 

Bilanci është i rëndë, Erion Çela ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 4 persona të tjerë janë plagosur. 

Mes të plagosurve është edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela 28 vjeç. Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë dhe një tjetër në pjesën e fytyrës. Ai ndodhet në spitalin e Traumës ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. 

Gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit paraqitet e rëndë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco