Atentati në 'Don Bosko', i plagosur edhe kamarieri. Breshëria nga dera e pasme e një 'Benzi' të zi

Atentati në 'Don Bosko', i plagosur edhe kamarieri. Breshëria nga dera e pasme e një 'Benzi' të zi

17:47, 04/01/2022
A+ Aa A-

Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i atentatit me armë zjarri që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme në zonën e 'Don Boskos'. 

Erion Çela 35 vjeç ka humbur në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur vëllai i tij, Blerim Çela, 28 vjeç, i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe një tjetër në pjesën e fytyrës. 

Të plagosur gjithashtu kanë mbetur edhe Arben Dani, 46 vjeç, Edmond Crroj 41 vjeç si dhe Azbi Selimaj 19 vjeç. Ky i fundit burime për SYRI konfirmojnë se është kamarieri i lokalit ku ndodhi ngjarja. 

Viktima dhe të plagosurit u qëlluan nga jashtë lokalit me breshëri kallashikovi nga persona të paidentifikuar. Të shtënat kanë ardhur nga dera e pasme e një 'Benzi' të zi.  

Policia është vënë në kërkim të makinës së vrasësve.

Në ndihmë të uniformave blu dhe grupit hetimor janë edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve aty përreth. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco