Zbardhen detaje të reja nga masakra e ndodhur në zonën e ‘Don Boskos’, në Tiranë.
Mësohet se autorët kanë qëlluar me kallashnikov nga jashtë lokalit, duke shkaktuar një të vdekur dhe 3 të plagosur.
Viktima dhe të plagosurit kanë qenë së bashku në një tavolinë të lokalit dhe dyshohet se autorët i kanë vëzhguar e me pas kanë qëlluar nga jashtë lokalit në drejtim të tyre dhe janë larguar me makinë në drejtim të zonës së Laprakës.
Karakteristikat e makinës janë shpërndarë nga policia dhe po bëhet kërkimi i tyre.
© SYRI.net