Aksident në Kamëz, humb kontrollin e motorin dhe përplaset me shtyllën e tensionit, ndërron jetë 30-vjeçari Foto Ilustruese

Aksident në Kamëz, humb kontrollin e motorin dhe përplaset me shtyllën e tensionit, ndërron jetë 30-vjeçari

14:37, 04/01/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një të riu, ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz.

Policia njofton se shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Për pasojë, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco