Aksidenti/ Indietro me makinën në autostradë, arrestohet 27-vjeçari

Aksidenti/ Indietro me makinën në autostradë, arrestohet 27-vjeçari

09:08, 03/01/2022
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili shkaktoi një aksident të rrezikshëm mbrëmjen e të dielës në autostradën Vlorë-Fier.

I arrestuari, N.A., banues në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, mësohet se po ecte mbrapsht në autostradë me makinën e tij tip Mercedes-Benz të dielën rreth orës 18:00, dhe si pasojë është përplasur me një tjetër makinë, tip Seat.

Si pasojë është plagosur pasagjerja që ndodhej në makinën Seat, e cila u dërgua në spitalin e Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco