FOTO/ Kapen 37 kg kanabis në kufi, shqiptari ja mbath

FOTO/ Kapen 37 kg kanabis në kufi, shqiptari ja mbath

13:04, 31/12/2021
A+ Aa A-

Sekuestrohen 37 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni u zhvillua gjatë mbrëmjes në Janinë. Mësohet se në aksin Konice-Janine, policia ka pikasur një automjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe i ka bërë shenjë për të ndaluar.

Drejtuesi ka shtuar shpejtësinë duke kryer manovra të rrezikshme, ndërkohë që policia vazhdoi ndjekjen dhe disa minuta më vonë gjeti mjetin të braktisur.

Ky i fundit u fut në një zonë pyjore dhe u largua duke përfituar edhe nga errësira.

Gjatë kontrollit në mjet u gjeten dhe sekuestruan 10 pako me 36 kg 900 gram marijuanë, ndërsa u identifikua drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar, i cili u shpall në kërkim.

Mjeti iu dorëzua një kompanie makinash me qira ne Athinë, ku i dyshuari e kishte marrë dhe nuk e kishte dorëzuar në ditën e caktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco