Kosova shpall 'non grata' një zyrtar rus të UNMIK, Gërvalla: Mbetemi vigjilentë Oficerë të Policisë së Kosovës

Kosova shpall 'non grata' një zyrtar rus të UNMIK, Gërvalla: Mbetemi vigjilentë

12:42, 31/12/2021
A+ Aa A-

Kosova ka shpallur "non grata" një zyrtar rus të UNMIK-ut në Kosovë. Lajmin e ka dhënë Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.

"Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot kam nxjerrë vendimin për shpalljen persona non grata të një zyrtari rus të UNMIK-ut në Kosovë për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht kam njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi, - njoftoi Gërvalla në Fb. - Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë të minojnë arritjet e Kosovës dhe të partnerëve tanë, e në radhë të parë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së."

"Republika e Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe më ngushtë me aleatët e saj ndërkombëtarë, e sidomos me ata amerikanë, evropianë dhe me NATO-n, për të penguar çdo përpjekje destabilizuese të Federatës Ruse në rajonin tonë. Përcaktimi dhe rruga e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe më pas edhe në OKB janë të pakthyeshme.

Qytetarët e Republikës së Kosovës i sigurojmë se institucionet do të mbeten çdo ditë vigjilente dhe të vendosura në mbrojtje të sigurisë dhe rendit kushtetues të vendit tonë, sa herë që të jetë e nevojshme."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco