Pas 14 orësh punë, ushtria e Kosovës shkatërron me sukses bombën 907 kg

Pas 14 orësh punë, ushtria e Kosovës shkatërron me sukses bombën 907 kg

10:14, 31/12/2021
A+ Aa A-

Prishtinë - Ekipet e EOD-së së FSK-së në bashkëpunim me KFOR-in kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë çminimit në fshatin Merdare, shkruan Syri.net Kosova.

Operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Kosovës.

Shkatërrimi është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas kushteve dhe standardeve më të larta të sigurisë; forma e shkatërrimit të bombës ishte shpërthim më fuqi të ulët ku është ruajtur shumica e trupit, që do të përdoret në të ardhmen për trajnime të pjesëtarëve në këtë fushë.

“Kompania e Deminimit e FSK-së është e përkushtuar të punoi për të krijuar një ambienti të sigurtë për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e FSK-së.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco