Rrëshqiti në malin e Munellës me gazetarin Lela, humb jetën alpinisti Ndoc Mulaj

Rrëshqiti në malin e Munellës me gazetarin Lela, humb jetën alpinisti Ndoc Mulaj

22:23, 30/12/2021
A+ Aa A-

60-vjeçari Ndoc Mula i cili rrëshqiti duke ngjitur malin e Munellës, ka humbur jetën. 

Ai ishte bashkë me 4 persona të tjerë, mes tyre edhe gazetari Alfred Lela në momentin kur ndodhi aksidenti. 

5 alpinistët përfunduan në një greminë disa metra të thellë, pasi rrëshqitën në një terren të vështirë të mbuluar nga akulli. 

Trupi i 60-vjeçarit, specialist i turizmit, referuar burimeve të Policisë së Shkodrës, është gjetur me shenja jete, por ka humbur jetën teksa po dërgohej në spital. 

Në gjendje të rëndë mësohet se është edhe Ilir Shyti rreth 30 vjeç, inxhinier pyjesh. 

Ndërsa gazetari Alfred Lela, operatori Dorien Malaj dhe Gisel Dollani janë në gjendje më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco