Droni zbuloi parcelat me kanabis, krerët e policisë nuk raportonin

Droni zbuloi parcelat me kanabis, krerët e policisë nuk raportonin

17:27, 30/12/2021
A+ Aa A-

Një ditë pas arrestimit të pesë drejtuesve të lartë të policisë në Mallakastër, detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi.

Prokuroria e Fierit njofton se në disa raste në zonën e Poçemit në Mallakastër, nga vëzhgimet në terren të efektivëve të SHÇBA-ve mr dron, por edhe nga kontrolli i territorit, janë gjetur të mbjella bimë të kanabisit me një gjatësi prej 1.5 deri në 2.5 metra.

Oficerët e burgosur tashmë kishin kryer operacion në këtë zonë, por nuk kanë raportuar dhe nuk kanë ndërhyrë në asgjësimin e parcelave. Oficerët e arrestuar kanë raportuar në Prokurorinë e Fierit të dhëna fiktive mbi numrin e parcelave të kultivuara.

Në një rast, drejtuesi i Komisariatit të Mallakastrës Gazmir Preçi, edhe pse ka pasur të dhëna të sakta për parcela të mbjella me kanabis, bashkë me përgjegjësin e grupit për kontroll kanë kryer me vonesë operacionin, me qëllim që trafikantët të korrnin lëndën narkotike.

Pesë zyrtarët e policisë, mes të cilëve edhe shefi i Krimeve, janë lënë në burg nga gjykata e Fierit, me dyshimin se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në Poçem të Mallakastrës.

Për 3 efektivë të tjerë është caktuar masa detyrim paraqitje dhe hetimet do të vazhdojnë në gjendje të lire.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco