Aksident në rrugën Durrës-Maminas, plagoset një person

Aksident në rrugën Durrës-Maminas, plagoset një person

22:47, 29/12/2021
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Durrës-Maminas, ku janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë është dëmtuar një nga pasagjerët.

Sipas raportimeve për mediat, i plagosuri u dërgua në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:50, në segmentin Durrës-Maminas, një automjet me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. M., dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri E. M., që ndodhej në automjetin qe drejtonte shtetasi F. D.

Shtetasi E. M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco