‘Vrasja e policit Xhuliano Prela’/ Arrestohen dy persona në Lezhë, gjendet arma e krimit

‘Vrasja e policit Xhuliano Prela’/ Arrestohen dy persona në Lezhë, gjendet arma e krimit

21:44, 29/12/2021
A+ Aa A-

Policia dhe prokuroria e Lezhës kanë mundur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona që dyshohet të jenë ekzekutorët e vrasjes së punonjësit të policisë, Xhuliano Prelës.

Hetimi një vjeçar ka sjellë arrestimin e dy kushërinjve Sokol Hysa dhe Redjon Hysa, ku njërit prej tyre, Sokol Hysës, i është gjendur dhe arma tip pistoletë brenda në shtëpi.

Arma i është nënshtruar një ekzaminimi balistik, ku rezultoi se ishte pikërisht e njëjta armë që dyshohet me të cilën është kryervrasja.

Hysa nuk ka pranuar të flasë, pas gjetjes së armës duke u mjaftuar me deklaratën se ai nuk është autori.

Personi i dytë i arrestuar për vrasjen e policit Xhuliano Prela në 5 dhjetor 2020, është Redjon Hysa.

Edhe Redjon Hysës i është gjendur një armë zjarri në banesën e tij.

Pas arrestimit të dy kushërinjve dhe sigurimit të armës së krimit, me të cilën dyshohet se u ekzekutua punonjësi i FNSH, Xhuliano Prela, gjykata e Lezhës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për Nikoll Shernikun.

Sherniku akuzohet aktualisht vetëm për përkrahje të autorëve të dyshuar të krimit, Redjon Hysa dhe Sokol Hysa.

Për tre personat aktualisht prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe dosjen e ka kaluar për gjykim në gjykatën e Lezhës.

Ndërsa për personin tjetër të shpallur në kërkim në dhjetor 2020, Briland Martinaj, prokuroria e Lezhës, ka vendosur pushimin e akuzës./ oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco