Përndiqte gruan në proces divorci, arrestohet shqiptari në Itali

Përndiqte gruan në proces divorci, arrestohet shqiptari në Itali

19:58, 29/12/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e kaluar, një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ka përndjekur gruan e tij, me të cilin ka nisur procedurat e divorsit.

Gruaja e 60-vjeçarit kishte marrë urdhër ndalimi të afrimit, pasi ky i fundit e ka dhunuar atë, raporton Lanazione.it.

60-vjeçari edhe pse kishte urdhër ndalimi shkonte në shtëpinë e saj, e cila jetonte me vajzën e vogël dhe i kërcënonte. Shqiptari nuk kishte hequr dorë nga sjellja e tij përndjekëse dhe vazhdonte të shkonte në shtëpinë e gruas, por sa arrinte policia ai largohej.

Ndërkohë që mbrëmjen e kaluar policia arriti që ta kap shqiptarin në flagrancë, duke i rënë ziles së derës, me pretekstin që donte të fliste me gruan. Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Vilës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco