Prokuroria zbulon specialistin e IT që nxori të dhënat e pagave: U fut në server nga janari në prill 2021

Prokuroria zbulon specialistin e IT që nxori të dhënat e pagave: U fut në server nga janari në prill 2021

19:12, 29/12/2021
A+ Aa A-

Pas administrimit të kallëzimin penal të Ministrisë së Financave për publikimin e të dhënave personale të listëpagesave, Njësia “C” e specializuar për krimet kibernetike dhe Prokuroria e Tiranës, ka ngritur dyshime të forta mbi një specialist IT.

Sipas njoftimit të prokurorisë, punonjësi i dyshuar të ketë hyrë gjatë periudhës Janar – Prill 2021 e në vijim, në serverin ku mbahen të dhënat e pagesave mujore të punonjësve shqiptarë dhe të huaj. 

Pavarësisht se prokuroria e ka vënë nën akuzë, specialisti i dyshuar mohon të ketë qenë ai personi që ka kopjuar të dhënat nga paga, numri i telefoni dhe targa e makinës, për 697 mijë të punësuar në sektorin privat dhe administratën publike.  

Njoftimi:
Njësia “C” e specializuar për krimet kibernetike dhe Prokuroria e Tiranës, tashmë kanë administruar dhe kallëzimin penal të Ministrisë së Financave. Ndërsa gjatë kësaj faze, është arritur të ngrihen dyshime të forta mbi një specialist IT.

Punonjësi, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi, rezulton të ketë hyrë gjatë periudhës Janar – Prill 2021 e në vijim, në serverin ku mbahen të dhënat e pagesave mujore të punonjësve shqiptarë dhe të huaj. Ky punonjës është mes 10 zyrtarëve të IT-së, që janë marrë në pyetje për këtë çështje.

Hyrja e tij në serverin ku mbahen të dhënat e rrogave mujore është faktuar, por nuk është pranuar nga ana e tij, që të jetë ai personi që ka kopjuar informacionin.

Deri në këtë fazë të hetimit, njësia policore “C” dhe prokuroria e Tiranës, kanë arritur të faktojnë futjen në server të këtij specialist IT në mënyrë të paautorizuar.

Sipas rregullores së Tatimeve çdo punonjës IT duhet të futet me “Username” në serverin e rrogave, duke pasur një autorizim të posaçëm me E-Mail apo qoftë dhe me dokument shkresor.

Njëherësh dhe me autorizimin jepet dhe arsyeja dhe qëllimi i futjes në sistemin e pagave mujore.

Specialisti i “IT”, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar prej shefave të tij dhe për pasojë ai dyshohet nga policia dhe prokuroria se ka kryer kopjimin e 637 mijë pagesave të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj.

Në total deri në këtë fazë të hetimit janë marrë në pyetje 10 persona, ndërsa çështjes i është bashkangjitur dhe kallëzimi penal i ministrisë së Financave dhe disa qytetarë të tjerë.

Nga veprimet e kryera deri në këtë moment rezulton se “Username”, për të pasur akses hyrje në servera, ku mbahen të dhënat e pagesave mujore, e kanë pasur shumë persona.

Por këta individë nuk kishin mundësi teknike për të kryer marrjen e dhënave në formatin që kanë dalë në publik. Pasi është marrë databaza qendrore, ku janë numrat e ID, pozicioni i punës, kompania etj. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet edhe emri i të dyshuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alket29/12/2021 19:28

Akoma e besoni kete perrallen me nje server dhe nje fakir ITje qe gjoja paska kopjuar te dhenat ne server? Po ato fila excel kalohen ne dhjetra persona ne sigurimet shoqerore, ne tatime, neper Ministrine e Finances, shkojne edhe ne Instat per statistika. Duan tja lene fajin nje fakiri IT dhe keta dobiçet do na dalin neper TV si triumfatore, te kulluar dhe te pafajshem. Ne qafe ti mbajne Shqiptaret keta derra komuniste, madje tua bejne sh.rren ne qafe, se votojne si qorrat

Shto koment

Denonco