Shifra shqetësuese nga koronavirusi, 5 humbje jete, rritet sërish numri i të infektuarve

Shifra shqetësuese nga koronavirusi, 5 humbje jete, rritet sërish numri i të infektuarve

17:36, 29/12/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 5639 testime të kryera në 24 orët e fundit, 547 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Numri i rasteve të reja është në rritje, teksa një ditë më parë u shënuan 475 të infektuar. 

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga COVID, 5 qytetarë, ndërsa 298 janë shëruar. 

Situata

Janë kryer 5639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 547 qytetarë, në këto bashki: 

239 në Tiranë, 30 në Durrës, 28 në Sarandë, 25 në Fier, 18 në Vlorë, 16 në Elbasan, 14 në Lushnje, nga 12 qytetarë në Tepelenë, Shkodër, nga 10 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Korçë, Mallakastër, 8 në Patos, nga 7 qytetarë në Mat, Divjakë, Gjirokastër, Skrapar, nga 5 qytetarë në Himarë, Krujë, Shijak, Mirditë, Pukë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Këlcyrë, Kuçovë, Peqin, nga 3 qytetarë në Cerrik, Devoll, Selenicë, Dibër, Vorë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Berat, Maliq, Memaliaj, Përmet, Konispol, Delvinë, Tropojë.  

Janë 5506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Gramshi 64 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Durrësi 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç, një qytetar nga Lushnja 88 vjeç. 

Janë shëruar 298 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,181 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (29 Dhjetor 2021) 

Raste të reja ditore          547
Të shëruar në 24 orë       298
Të shtruar në spitale       90
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 5639 

Testime totale              1,473,154
Raste pozitive                 208,899
Raste të shëruara             200,181
Raste Aktive                        5,506
Humbje jete                         3,212 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           2572
Fier                 642
Durrës             473
Shkodër          374
Elbasan           331
Vlorë                324
Berat               209
Gjirokastër     154
Lezhë              158
Korçë               101
Kukës               79
Dibër                89

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco