Këngëtarja shqiptare tregon se ku ndodhej në momentin kur hajdutët i vodhën 10 mijë eurot dhe stolitë

Këngëtarja shqiptare tregon se ku ndodhej në momentin kur hajdutët i vodhën 10 mijë eurot dhe stolitë

12:43, 29/12/2021
A+ Aa A-

 Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Berisha ka reaguar pas vjedhjes 10 mijë eurove dhe stolive prej ari në shtëpinë e saj.

Ajo ka konfirmuar grabitjen, duke thënë se askush nga familjarët e saj nuk kanë qenë në shtëpi kur ka ndodhur vjedhja rreth orës 01:30 në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë.

Ndërsa kur u pyet se si është gjendja e saj shëndetësore pas rastit të ndodhur, këngëtarja u shpreh se është mirë.

“Mirë por nuk kemi qenë askush në shtëpi, kemi qenë në një aheng familjar”, tha Adelina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco