Ku po vdesin qytetarët e Kosovës, cilët ka goditur vdekja më shumë?!

Ku po vdesin qytetarët e Kosovës, cilët ka goditur vdekja më shumë?!

10:35, 29/12/2021 Nga Dardan Gashi
A+ Aa A-

Numri i vdekjeve në Kosovë ndryshon nga viti në vit,  Vdekja e është e frikshme kudo që ndodh, në shtëpi, spital apo ndonjë vend tjetër, shkruan Syri.net Kosova.

Nga Dardan Gashi.

Gjatë viteve 2015-2020 zyrtarisht janë regjistruar në total 48 mijë e 425 vdekje. E kosovarët me "qejfin" e tyre në pesë vitet e fundit kanë zgjedhur që të vdesin më së shumti në shtëpi, e jo në spital apo ndonjë vend tjetër.

VITI 2020

Vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë ishin gjithsej 12,987, kurse vdekje që kanë ndodhur jashtë Kosovës ishin 1,527.  Nga vdekjet e raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë, 7,222 janë meshkuj apo 55.6% dhe 5765 janë femra ose 44.4%. 

Sipas komunës ku ka ndodhur ngjarja, Prishtina zë vendin e parë me 3,186 raste të vdekjeve apo 22.0%.

Vendin e dytë e zë Prizreni me 1,524  apo 10.5% .

Vendin e tretë Gjilani me 858 apo 5.9% etj.

Duhet thënë se 84.7% e të vdekurve janë të moshës 60 e më shumë vjeç.

Image

VITI 2019

Për dallim nga viti 2020, në 2019 Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur edhe sa kosovarë vdiqën në shtëpi, spital apo ndonjë vend tjetër.

Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2019, kanë qenë 10560, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 9430, kurse vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1130.

Nga totali i vdekjeve të raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë, 5105 janë meshkuj apo 54.1% dhe 4325 janë femra apo 45.9%. 42.8% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 55.7% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5 në vend tjetër.

Image

VITI 2018

Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2018, kanë qenë 9991, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 8998, kurse vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 993. Nga gjithsejte vdekjet e raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë, 4959 janë meshkuj apo 55.1% dhe 4039 janë femra apo 44.9%. 42.9% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 55.3% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.8 në vend tjetër. 

Image

VITI 2017

Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2017, kanë qenë 9670, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 8721, kurse vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 949.

Nga gjithsejte vdekjet e raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë, 4816 janë meshkuj apo 55.2% dhe 3905 janë femra apo 44.8%. 45.4% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 53.1% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5 në vend tjetër.

Image

VITI 2016

Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2016, kanë qenë 9246, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 8495, kurse vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 751.

Nga vdekjet e raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë, 4796 janë meshkuj apo 56.5% dhe 3699 janë femra apo 43.5%. 46.3% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 52.5% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.2 në vend tjetër.

Image

VITI 2015

Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2015, kanë qenë 8958, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 8202, kurse vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 756.

Nga vdekjet e raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë, 4638 janë meshkuj apo 56.5% dhe 3564 janë femra apo 43.5%. 45.6% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 52.9% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5 në vend tjetër. 

Image

Shënim: Të dhënat janë marrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco