‘Skifterat’ bastisin shtëpinë e  këngëtares shqiptare, i marrin 10 mijë euro dhe stoli prej ari

‘Skifterat’ bastisin shtëpinë e këngëtares shqiptare, i marrin 10 mijë euro dhe stoli prej ari

09:42, 29/12/2021
A+ Aa A-

Është vjedhur shtëpia e këngëtares së njohur nga Kosova, Adelina Berisha.

Sipas policisë, janë grabitur 10 mijë euro dhe stoli prej ari, vlera e të cilave nuk dihet ende.

“Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me force kane depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se më parë, saktësisht në vitin 2016, këngëtares Adelina Berisha i është djegur makina, ku një person kishte thyer xhamin me gurë dhe i kishte hedhur benzinë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco