Ndërron jetë një nga elektricistët e Memaliajt, arrestohet shefi i tij

Ndërron jetë një nga elektricistët e Memaliajt, arrestohet shefi i tij

09:18, 29/12/2021
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë një nga dy elektricistët e Memaliajt që pësuan aksident dje gjatë punës në linjat elektrike të fshatit Çerrilë, Agron Manaj, 54 vjeç.

Ndërkohë, policia ka arrestuar shefin e tij në degën e OSHEE për mosmonitorimin e punës së elektricistëve për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

NJOFTIMI ZYRTAR

Policia e Tepelenës njoftoi sot se arrestoi për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin A. Zh, 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj.

Dyshohet se ditën e djeshme, gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj,  për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve prej tij, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  A. H. dhe A. M.

Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme,” përfundoi Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco