EMRAT/ Arrestohen 2 shoferë në Kakavijë, procedohen doganierët, ja arsyeja

EMRAT/ Arrestohen 2 shoferë në Kakavijë, procedohen doganierët, ja arsyeja

10:20, 21/12/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme është arrestuar Gjergj Veli dhe shtetasi Edlir Xheblati, të dy shoferë të autobusit të linjës Athinë-Tiranë pasi gjatë kontrollit u gjetën sasi mallrash kontrabandë.

Policia u gjeti sasi të mëdha rrobash të firmave të ndryshme, produkte kozmetike dhe 50 steka me cigare të cilat nuk ishin deklaruar në pikën doganore Kakavijë.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe doganierët Ylli Rustemi dhe Elton Hasanaj, të dy banues në Gjirokastër për shpërdorim detyre.

Vlera e mallrave të sekuestruar shkon deri në 10 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco