Itali: Me 680 kg drogë fshehur nën tallash, arrestohen 2 trafikantë shqiptarë

Itali: Me 680 kg drogë fshehur nën tallash, arrestohen 2 trafikantë shqiptarë

09:56, 21/12/2021
A+ Aa A-

Alessandria – Janë sekuestruar rreth 680 kilogramë hashash dhe marihuanë dhe janë arrestuar 4 persona: ky është rezultati i një operacioni të Guardia di Finanza në Alessandria.

Dy shqiptarë dhe dy maqedonas përfunduan në burg, njëri prej të cilëve me një pistoletë model 357 Magnum të mbushur dhe me numër serie të gërryer dhe një tjetër pa leje qëndrimi.

Për disa javë, “Fiamme Gialle” kishte monitoruar lëvizjet e tyre ndërmjet Alessandria dhe Quattordio, të katër banorëve të zonës. Baza e tyre logjistike ishte një magazinë, ngjitur me një godinë tregtare dhe karakterizohej nga një vajtje-ardhje të vazhdueshme  të makinave, furgonave dhe kamionëve.

 Në momentin e arrestimit, një prej trafikantëve të drogës ka tentuar të fshihet nën motorin e një kamioni. Droga ishte në rimorkion e drejtuar nga dy maqedonasit dhe e fshehur nën një ngarkesë me copëza druri të bluar.

80 kilogramë të tjerë u gjetën në njërën nga makinat me të cilat shqiptarët kishin mbërritur në magazinën e transportit. Përveç drogës dhe armës u sekuestruan edhe 3300 euro cash. Vijojnë hetimet për gjetjen e bashkëpunëtorëve, si dhe burimet e financimit. Droga dyshohet se ishte e destinuar për tregun italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco