Ku do ta bëni rezervimin, ndryshojnë procedurat për kolaudimin e makinës

Ku do ta bëni rezervimin, ndryshojnë procedurat për kolaudimin e makinës

14:50, 20/12/2021
A+ Aa A-

Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka njoftuar se do të ndryshohet procedura për rezervimin e orarit për kolaudimin e automjetit. Gonxhe shkruan se orari mund të rezervohet direkt online tek seksioni “Makina ime” në e-Albania. Gonxhe shprehet se ky sistem do të eliminojë spekulimet dhe sekserët që sipas tij dikur abuzonin me radhën kur shërbim kryhej nga koncesionari.

“Tjetër PUNË E MIRË! Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online , për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari!

Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë , normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!  Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit”, shkruan Blendi Goxhe. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skendua20/12/2021 17:29

Blendi gonxhe i pari qe duhet kaloje vetingun kokra hajdutit, ka mbi 100 makina qe i jep me qera tek blloku, ku ivodhi parate kur punonte ne bashki me edvin pederastin

Shto koment

Denonco