Shtyhet gjyqi për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, ja arsyeja

Shtyhet gjyqi për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, ja arsyeja

09:44, 20/12/2021
A+ Aa A-

Ndonëse sot ishte parashikuar që të mbahej seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, GJKKO ka vendosur që ta shtyjë gjyqin.

Gjyqi është shtyrë për në datën 5 janar.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve të ish-drejtorit të policisë.

Disa javë pasi Gjykata e Lartë zbardhi vendimin, dosja në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelës u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme me argumentin se gjatë procesit kundër Saimir Tahirit ka pasur shkelje procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco