Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat e saj kufitare

Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat e saj kufitare

07:42, 20/12/2021
A+ Aa A-

Gjatë ditëve të fundit, mërgimtarët kanë filluar të kthehen në Kosovë për pushimet dimërore. Kjo ka shkaktuar edhe fluks në disa prej pikave kufitare, por mëngjesin e së hënës gjendja në këto pika kufitare është e qetë dhe pritjet nuk qenë të gjata.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka përditësuar të dhënat rreth fluksit në pikat e kalimit kufitar. Në bazë të këtyre të dhënave, mëngjesin e së hënës pritjet në hyrje të pikave kufitare në Kosovë nuk qenë më të gjata se 10 minuta. Pothuajse në të gjitha pikat kufitare, qenë nga 3 deri në 5 minuta.

Njësoj edhe në dalje të pikave kufitare, ku pritja më e gjatë shkon 5 minuta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco