Në shok traumatik dhe dëmtime të rënda, ja gjendja e shënjestër së atentatit në Vlorë

Në shok traumatik dhe dëmtime të rënda, ja gjendja e shënjestër së atentatit në Vlorë

21:35, 19/12/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një 33-vjeçar ka qenë shenjestër e një atentati me eksploziv.

Menjëherë pas shpërthimit, Endrit Sadedini u dërgua në spital ku kishte marrë dëmtime të rënda të gjymtyrëve. 

Shtetasi 34 vjeç është në gjendje shoku traumatik, me dëmtime të rënda të anësive.

Spitali bejne me dije  se ai është duke marrë ndihmën e parë dhe se prognoza aktualisht e rezervuar.

Endrit Sadedini i ka shpëtuar një tjetër atentati në vitin 2017. Në mjetin e tij ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol, shpërthimi i së cilës do të shkaktonte vdekjen e sigurt të shënjestrës ne ecje.

Në atë kohë, Sadedini ishte pronar i një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Po në muajin Prill të 2017-ës në lokalin që ai ka në zotërim u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco