Goditën me grushte e thikë një 30-vjeçar, shpallen në kërkim dy të rinjtë

Goditën me grushte e thikë një 30-vjeçar, shpallen në kërkim dy të rinjtë

12:06, 13/12/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rendë është regjistruar në Maliq.

Dy të rinjë që janë shpallur në kërkim nga policia mbrëmjen e djeshme në qytetin e Maliqit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushta dhe mjet prerës shtetasin Sh. H., 30 vjeç, banues në Maliq, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Njoftimi:

Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe po punojnë për kapjen e shtetasve E. M., 26 vjeç dhe G. V., 24 vjeç, banues në Maliq, pasi këta shtetas mbrëmjen e djeshme në qytetin e Maliqit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushta dhe mjet prerës shtetasin Sh. H., 30 vjeç, banues në Maliq, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco