VIDEO/ Peshkopi, temperaturat bien në -10, bora izolon Lurën dhe Selishtën

VIDEO/ Peshkopi, temperaturat bien në -10, bora izolon Lurën dhe Selishtën

09:47, 13/12/2021
A+ Aa A-

Reshjet e borës janë ndërprerë gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa gjatë natës janë shënuar temperatura të ulëta nga -5 deri -10 gradë në zonat e thella në lartësi. Në të gjitha akset ka pasur probleme nga ngricat, ndaj është këshilluar përdorimi i zinxhirëve. 

Probleme ka patur edhe në rrugët e brendëshme të qytetit të Peshkopisë, pasi rrugët që janë hapur nga makinat janë të ngushta dhe nuk është hedhur kripë. Në trupin e rrugës është krijuar shtresë akulli, çka krijon probleme për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Të izoluara plotësisht janë Njësia Administrative Lurë dhe Selishtë, disa fshatra të njësisë Sllovë, Kala e Dodës dhe Melan. 

Njësitë Lurë, Selishtë, Reç, Sllovë, Kala e Dodës dhe disa fshatra të Luznisë kanë kaluar 48 orë pa energji elektrike, pas rrëzimit të disa shtyllave.

Në Bulqizë probleme ka në njësitë Administrative Ostren, Trebisht, Krastë, ku ka pasur bllokim të rrugëve që lidhin fshatrat dhe mungesë të energjisë elektrike.

Aksi kombëtar Peshkopi - Burrel - Tiranë kalimi bëhet p

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco