Prokuroria e Pejës iu bllokon pasuritë dy fajdexhinjve: para, shtëpi dhe toka

Prokuroria e Pejës iu bllokon pasuritë dy fajdexhinjve: para, shtëpi dhe toka

09:16, 13/12/2021
A+ Aa A-
Prokuroria Themelore e Pejës njoftoi se ua ka bllokuar pasurinë dy fajdexhinjve, raporton Syri.net.  Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Në çështjen penale kundër dy të pandehurve për shkak të veprës penale të fajdesë (nga neni 331 i KPRK), pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka vazhduar me ngrirjen e pasurisë së pajustifikuar. Eshte lëshuar urdhri për ngrirje të aseteve pasurore: një banesë me 90 m2 në Prishtinë; një shtëpi dykatëshe me oborr në Pejë dhe katër parcela me sipërfaqe 30,542 m2 tokë bujqësore, klasi 3 në Pejë”, tha ai Nikçi.

Ai bëri të ditur se Prokuroria ia ka bllokuar njërit prej të pandehurve edhe 50 mijë euro që i kishte të depozituara në bankë. “Është parashtruar edhe kërkesa për lëshimin e urdhrit ndalues për këto pasuri. Gjithashtu, në këtë rast kjo prokurori ka bllokuar edhe mbi 50.000 euro në llogaritë bankare të të pandehurit”, shtoi ai

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco