Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

Probleme me qarkullimin në Rrugën e Arbrit, policia: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Probleme me qarkullimin në Rrugën e Arbrit, policia: Shmangni lëvizjet e panevojshme

13:56, 10/12/2021
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka probleme me qarkullimin e automjetve në Rrugën e Arbrit. Ndërkohë që shpejgon se ne disa segmete ka borëpastruese që po e mbajnë të kalesshëme por me vështirësi.

Ndërkohë, “Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks”.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve kryhet me vështirësi.

Policia e Shtetit ka ngritur pika kontrolli në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës, por për shkak se reshjet po vijojnë qarkullimi i mjeteve duhet të bëhet vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.

Shërbimet e Policisë janë  në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

#policianëshërbimintuaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco