Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

Kandidatët për në SPAK/ Prokurorja: Dashuroj të luftoj korrupsionin

Kandidatët për në SPAK/ Prokurorja: Dashuroj të luftoj korrupsionin

12:09, 10/12/2021
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme intervistoi 3 prokurorë që janë kandidatë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme, SPAK.

I pari që doli para KLP ishte prokurori Alfred Shehu, i cili ushtron detyrën në Sarandë. I dyti ishte prokurori Elvin Gokaj, i cili ushtron detyrën në Shkodër. Prokurorja e tretë ishte Sonila Muhametaj, e cila ushtron detyrën në Tiranë.

Muhametaj e cila karrierën e ka nisur në SHISH për të kaluar më parë prokurore u shpreh se “dashuroj hetimin e veprave penale kundër korrupsionit”.

“Fillimisht kam punuar në SHISH, prokurore jam emëruar në vitin 2006. Kam punuar në Krujë, Tiranë dhe më pas në prokurorinë e krimeve të rënda. Gjatë 15 viteve eksperiencë kam hetuar një sërë çështjesh.

Besoj te SPAK për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Dashuroj të hetoj veprat penale në fushën e korrupsionit. Eshtë një dëshirë e imja të jem pjesë e kësaj strukture” u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco