Njerëzit e barrikadave në veri të Kosovës, pasurimi i grupit kriminal serb me paratë e Kosovës

Njerëzit e barrikadave në veri të Kosovës, pasurimi i grupit kriminal serb me paratë e Kosovës

10:21, 10/12/2021 Nga A.ZH. Syri Kosova
A+ Aa A-

Milan Radojiçiç e Zvonko Veselinoviq që nga paslufta e këtej, janë të dyshuar për veprime të kundërligjshme, ndaj shtetit të Kosovës. Emrat e tyre janë të njohur për politikanët tanë, madje, disa prej tyre edhe publikisht u takuan me ta, e i pritën në zyrat e tyre.

Radojiçiç dhe Veslinoiçi nuk e kishin problem që për 20 vite të vepronin në Kosovë si në ‘bahçe babës’ pa i prekur askush, sepse, politikanët kosovarë, ishin aleati më i mirë i tyre. E, gjërat nga dje mund të ndryshojnë. Është Amerika që i dha një ‘goditje’ sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke i vendosur sanksione këtij grupi të prirë nga Veselinoviqi.

Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, Veselinoviqi dhe grupi i tij udhëhëheqin një nga grupet më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë. Sipas këtij raporti, Veselinoviqi ka bashkëpunim me zyrtarë kosovarë e serbë për të bërë kontrabandë e për të lehtësuar trafikimin dhe ryshfetin e shkallës së lartë.

“Udhëheqësi i Grupit të Krimit të Organizuar Zvonko Veselinoviq (OCG), është një nga figurat më famëkeqe të korruptuara të Kosovës. Grupi i krimit të organizuar i Veselinoviqit është i angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të grupit të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në këtë raport të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshëm, në disa marrëveshje “quid pro quo”, duke përfshirë ryshfetin në fillim të vitit 2019 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacionet e tyre të kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfetin e fundit të vitit 2017 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë kufitare, për të lejuar kalimin e sigurt për kontrabandistët.

Por, nuk janë vetëm këto punë që bënte Veselinoviçi bashkë me Radojiçiçin. Ata madje edhe u shpërblyen nga shteti i Kosovës. Kompania Rad D.O.O me seli në Kosovë, që dyshohet se prapa saj qëndron Milan Radojiçiç, ka marr tender nga Qeveria Kurti muaj më parë.  Vlera e këtij tenderi është hiç më pak se 600 mijë euro! 

Image

Ndaj këtij skandali ka folur vet Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ku tha se dikasteri që ai e udhëheq, po e trajton seriozisht çështjen e tenderit që Zyra e Prokurimit të kësaj ministrie ia ka dhënë kompanisë RAD D.O.O., në pronësi të Radule Steviq.

Në një konferencë për media, Aliu tha se kompania në fjalë nuk kishe qenë më herët në listë të zezë, prandaj, sipas tij, kjo sipas tij, ia ka mundësuar kësaj kompanie të fitojë tender.

“Jemi duke u marrë me këtë çështje, pas lajmit që e kemi marrë. Kjo kompani ka marrë tenderë edhe më herët. Nuk ka qenë asnjëherë në listë të zezë. Pra, ligjërisht për mos me e lanë me e marrë tenderin këtë kompani, nuk ka pasur mundësi për shkak se ata nuk kanë figuru në atë listë të zezë të kompanive të papërgjegjshme. Tash, si do të jetë dhe çfarë do të bëhet me këtë kontratë, jemi duke i shqyrtuar mundësitë ligjore të cilat janë. Jemi duke e marrë shumë seriozisht këtë çështje”, tha Aliu.

Milan Radoiçiçi e kishte derën hapur një kohë edhe në kryeministri. Ai ishte pritur në një takim edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Por, nuk është vetëm Haradinaj që u takua me Radoiçiçin. Verën e vitit 2017, një takim sekret u zhvillua në jaht luksoz të ankoruar në qytetin bregdetar malazez të Budva-s. Një fotografi e siguruar nga organizata joqeveritare serbe për raportimin e korrupsionit KRIK, shihet Behgjet Pacolli dhe Radoiçiçi nën shoqërin e Goran Rakiq, që në atë kohë sapo ishte zgjedhur kryetar i Listës Serbe.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës para dy muajve ndërmori një aksion në veri, pikërisht cak ishte ky luftimi i krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave, është pjesë e luftës së autoriteteve të Kosovës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, ishte shprehur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla . Ndërkaq, nga Aleanca veri-atlantike (NATO) kishte thënë se ky aksion është "veprim për vendosjen e ligjit".

Aksioni kundër kontrabandës u zhvillua më 13 tetor në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. E, pikërisht ky aksion që u ndërmor në tetor nga Policia e Kosovës, sipas avokatit Tomë Gashi po vërtetohet nga SHBA-ja, se lufta e Albin Kurtit përball këtyre ndërmarrjeve kriminale është e drejtë.

Gashi duke folur për Syri Kosovën ka thënë se nuk ka të bëjë vetëm për krimet ekonomike si cilësohen, por edhe veprimet politike që fshihen prapa këtyre emrave.

“Lufta e drejtë e Albin Kurtit për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin kundrejt kësaj ndërmarrje kriminale u pa në aksionin në veri pak muaj me parë. Edhepse cilësohet si krim ekonomik për mua më shumë është veprim politik. Aq është e rëndë sa kemi parë dhe fotografi të zyrtarëve të lartë shtetëror që i kanë pranuar në zyrat e tyre, ndërsa dje kemi një vendim të SHBA-së që cilësohen si kriminel dhe ndikimin e tyre në rrjedhat politike të regjionit jo veç Kosovës”.

Tutje, Gashi tha se Qeveria e Kosovës përmes procesit të vettingut duhet të ofrojnë organeve përkatës hapsirën të veprojë lirshëm ndaj këtyre personave dhe të vihen paradrejtësisë, pasi, dëmët që i kanë shkaktuar Kosovës tashmë kanë kaluar vlerën miliardëshe.

Kush është Milan Radojiçiç?

Milan Radojiçiq është i afërt i Zvonko Veselinoviç, të njohur si ‘babai i urës së Ibrit’. Për Veselinoviçin është raportuar shumë, madje është thënë se ndikimi i tij politik në veri, por edhe në Serbi është aq i madh, sa ai kishte vendosur për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit.

Me ikjen dhe angazhimin e tij në Beograd, Zvonko i la pushtetin në veri Milan Radojiçiqit, që nga disa serbë po quhet si ‘Zoti i veriut’, krejt kjo pasi në tri komunat me shumicë serbe në veri nuk mund të merret asnjë vendim pa e mbështetur Radojiçiq.

Për Radojiçiçin u tha shumë, por vlen të sqarohet se pushteti i tij shtrihet në veri me kontrollin që ushtron ai si nënkryetar i Listës Serbe. Milan Radojiçiq dhe disa të afërm të tij, janë parë në fushatën e LS në Leposaviq, e për të cilin takim.

Radojiçiç nisi operacionet e tij që në zgjedhjet për president të Serbisë, ku grupi i tij bleu votat e romëve të Mitrovicës për Aleksandër Vuçiqin. Më pas, ai merrte pjesë në çdo aktivitet të Listës Serbe.

Rrahjen e disa policëve kosovarë në veri që kishin shkuar për të sekuestruar disa materiale që po regjistronin popullsinë serbe, u mor vesh i pari nga Radojiçiç. Kjo pasi, siç raportoi, kishte qenë vetë ai që kishte organizuar sulmin ndaj tyre.

Raportimet për djegien e shumë veturave në veri, përfshi këtu edhe veturën e tashmë të ndjerit Oliver Ivanoviq, dyshohet se e bënte vetëm një grup. Ishte ai i Milanit, i cili me këto akte synonte të frikësonte çdokënd që nuk i përshtatej atij.

Frika që mbillte Radojiçiç nuk lidhej vetëm me djegie veturash. Ai dyshohet se hidhte edhe granata nëse ishte e nevojshme. Emri i Radojiçiç lidhet edhe me sulmin me granata ndaj shtëpive të dy serbëve vetëm e vetëm pse ishin bërë pjesë e FSK-së.

Radojiçiç ishte përfshirë edhe në një sulm ndaj ish-koordinatorit serb për dialog, Borko Stefanoviq, në një kafene në veri, e ku kishte marrë pjesë edhe Edita Tahiri. Në këtë rast nuk kishin ndërhyrë Policia e Kosovës, ani pse ishin vënë në rrezik jetët e disa personave. Mosndërhyrja e Policisë, ishte bërë pikërisht për shkak të kontrollit që ka Milan’i mbi ta.

Radojiçiçin po e kërkojnë për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, pasi në një përgjim të disa politikanëve serbë ai përmendet si urdhërdhënës, ndërkaq, shteti serb si organizator.

Bashkëpunimi me politikanë e zyrtarë të sigurisë, baza e sanksioneve ndaj Veselinoviqit me bashkëpunëtorë

Në komunikatë ndër të tjera, thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

“Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe korrupsioni shpesh shkojnë paralelisht me efektet masivisht destabilizuese mbi sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike,” tha Drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja Andrea M. Gacki.

“Thesari do të vazhdojë të çmontojë në mënyrë agresive lidhjet midis organizatave kriminale transnacionale dhe aktivitetit korruptiv, veçanërisht nga ata në poste zyrtare që kanë besimin e publikut.”

Zvonko Veselinoviq nga Zveçani, i  njohur në Kosovë dhe në Serbi si bosi i kontrabandës me derivate të naftës, me tekstil, vetura dhe mekanizëm tjetër të rëndë, i cili është i njohur edhe për faktin se ishte gjetur në grupin e njerëzve të cilët pengonin kalimin e shqiptarëve nga jugu në veri të Mitrovicës dhe i cili ishte organizatori kryesor për vendosjen e barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër në korrikun e vitit 2011, është treguar i gjithëpushtetshëm edhe në Serbi.

Pasi që veriun e Kosovës e kishte “futur” në dorë lehtësisht nëpërmes të njerëzve të vetë, të njohur për vepra të rënda kriminale dhe duke bashkëpunuar edhe me shqiptarë, Veselinoviq ka arritur që krijojë pushtet edhe në Serbi. Veselinoviq ishte arrestuar dhe ishte dërguar në burg, ndërkohë që pas 1 viti e 4 ditë paraburgimi është shpallur i pafajshëm. Me ndikim të madh tek pushtetarët në Beograd, Veselinoviq kishte arritur që ta merrte një tender 750 milionë dollarë, ndërsa, duke përdorë autoritetin dhe forcen e tij, gjithashtu ka arritur që përvehtësojë një pjesë të qendrës sportive-rekreative në Kopaonik, në të cilën ka ndërtuar hotel.

Mediet serbe, të cilët Veselinoviqin e përshkruajnë edhe si njeriun që ka refuzuar ta largojë barrikadën nga ura kryesore e Ibrit, të vendosur nga ai vetë dhe nga serbët, disa muaj para se të arrestohej, shkruajnë se Veselinoviq ka arritur ta fitojë gjykimin dhe të përfitojë “miliona” për 1 vit e 4 ditë, sa ka qendruar në burg, me akuzën se “kundërligjshëm ka përvehtësuar 32 kamionë në pronësi të kompanisë Hipo Alpe Adria lizng”. Gjykata e Apelit në Beograd e ka shpallur të pafajshëm Veselinoviqin dhe e ka liruar nga të gjitha akuzat. Për 1 vit e 4 ditë burg që i ka mbajtur,Veselinoviq, siç shkruajnë mediet serbe është dëmshpërblyer me “miliona”, por nuk precizojnë sa milionë.

Por, Veselinoviq ka vendosur që ta refuzojë dëmshpërblimin, për shkak se siç ka thënë njëri prej avokatëve të tij, Mladen Magdeliniq, arrestimi i Veselinoviqit është bërë për shkaqe politike.“Prej atëherë klima politike ka ndryshuar dhe ai nuk dëshiron që ta padisë shtetin”, ka sqaruar avokati Magdeliniq.

Sipas medieve serbe, pushteti aktual në Serbia ia ka dhënë një konzorciumi të kompanive, që udhëhiqet nga Zvonko Veselinoviq, punët për ndërtimin e autostradës në korridorin e 11, në vlerë prej 750 milionë dollarë, ndonëse siç precizojnë mediet serbe, kompania e tij nuk ka fare përvojë  në ndërtimin e rrugëve./ SYRI KOSOVA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco