Policia zbardh vdekjen e punonjësit të fabrikës së kromit në Bulqizë, tre persona në pranga

Policia zbardh vdekjen e punonjësit të fabrikës së kromit në Bulqizë, tre persona në pranga

10:19, 10/12/2021
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e enjte në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë ku humbi jetën një punonjës 65-vjeçar.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se viktima, me inicialet M. K., i cili ishte punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë, ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujrave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hipur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë.

“Si pasojë shtetasi M. K., ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë”, tha policia.

Per kete arsye, blute kane bere arrestimin në flagrancë te Drejtuesit te aktivitetet të Fabrikës së Pasurimit të Kromit dhe dy punetoret e tjerë qe kane qene se bashku me viktimen, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30., është marrë informacion se tek fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, në rrethana të pa qarta kishte humbur jetën shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. K., (punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë), ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujrave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hipur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ku si pasojë shtetasi M. K., ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

I . N., 53 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Drejtuesi i aktivitetet të fabrikës së pasurimit të kromit, Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer ne bashkëpunim.

Rr. K., 52 vjeç, A . A., 38 vjeç, (punëtorë në këtë fabrikë) të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco