FOTO e biznesmenit/ U ekzekutua brenda makinës, ja kush është 55-vjeçari. Dyshimet e para

FOTO e biznesmenit/ U ekzekutua brenda makinës, ja kush është 55-vjeçari. Dyshimet e para

10:05, 10/12/2021
A+ Aa A-

Ky është 55-vjeçari Rakip Rroli, i njohur ndryshe si Pilot Rroli, i cili u vra mëngjesin e sotëm në një atentat në Sanxhak të Laçit. Rroli u qëllua nga persona ende të paidentifikuar teksa lëvizte me makinën e tij. Emri i tij rezulton i njohur për policinë, pasi në vitin 2011 është përfshirë në plagosjen me sende të forta të një 20-vjeçari.

Raportohet se konflikte të hapura ka pasur edhe djali i viktimës.

Policia e Laçit ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve. Ndërkohë që në ndihmë të policisë vendore janë nisur edhe dy grupe të FNSH dhe një grup me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco