FOTO nga vendngjarja/ Audi i bzinemsnit ‘shoshë’ nga plumbat

FOTO nga vendngjarja/ Audi i bzinemsnit ‘shoshë’ nga plumbat

09:50, 10/12/2021
A+ Aa A-

Rakip Rjoli, biznesmeni që u ekzekutua me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit ka humbur kontrollin e automjetit të tij tip Audi në momentin e atentatit.

Nga  pamjet e siguruara nga syri, tv në vendin e ngjarjes duket makina banz që është goditur nga pas nga makina e viktimës, duke pësuar dëmtime të rënda, por për fat të mirë pa dëme në njerëz.

Ndërkohë makina e Rjollit që njihej ndryshe edhe si Piloti është “shpuar” tej për tej nga plumbat që janë “derdhur” mbi të, pasi autorët duket se janë siguruar mirë që ai të vdiste.

Si ndodhi atentati

Dyshohet se tre persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë i kanë dalë përpara automjetit që drejtohej nga viktima, dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri plumbash.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:45, në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco