EMRI-FOTO/ Vritet 25-vjeçari shqiptar në Angli

EMRI-FOTO/ Vritet 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:26, 09/12/2021
A+ Aa A-

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë në Kent të Anglisë.

Sipas medieve lokale, viktima është Xhovan Pepaj dhe është identifikuar së fundmi.

Pepaj u gjet i vdekur në një rrugë të shtunën e datës 4 dhjetor.

Sipas portalit Kent Online, 25-vjeçari ishte plagosur disa herë me thikë.

Pas ngjarjes së rëndë janë arrestuar shtatë persona. Ndërkohë dy adoleshentë dyshohet se e kanë kryer krimin e rëndë dhe janë nën akuzë.

Përveç akuzës për vrasje, ata akuzohen edhe për tentativë grabitje dhe posedim kanabisi.

Lajmi ka shkaktuar dëshpërim mes miqve të Xhovanit në median sociale.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco