Dallgët, vonohet ardhja e trageteve edhe në portin e Durrësit

Dallgët, vonohet ardhja e trageteve edhe në portin e Durrësit

10:04, 09/12/2021
A+ Aa A-

Moti i keq në Itali ka vonuar mbërritjen e trageteve të nisur nga Bari për në portin e Durrësit. Në port nuk është ankoruar ende asnjë traget që vjen nga Bari.

Tragetet “Rigel VII” dhe “Af Francesca” duhej të kishin mbërritur në orën 8:00 të së enjtes, por kapiteneria bën me dije se do mund të bregëzohen në port në mesditë, rreth orës 13:00.

Burime nga kapiteneria thanë se moti i keq në shtetin fqinj ka shkaktuar vonesa për lundrimin e trageteve të linjës Bari-Durrës

Po ashtum “Rigel III” i parashikuar po ashtu për t’u nisur në orën 23:00 nuk është nisur fare kurse “Golden Bridge” i parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, e ka lënë portin e Durrësit rreth orës 02:00 të kësaj të enjteje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco