U gjet e pajetë në banesë, zbardhen detaje të reja nga vdekja e 46-vjeçares në Pogradec

U gjet e pajetë në banesë, zbardhen detaje të reja nga vdekja e 46-vjeçares në Pogradec

09:20, 09/12/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 46-vjeçares mbrëmjen e djeshme në Pogradec. Viktima A.H mësohet se ka ndërruar jetë në banesë pas kthimit nga spitali ku ka shkuar për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve, ajo vuante nga ankthi dhe çështje të shëndetit mendor dhe është paraqitur për qetësues në urgjencën e spitalit.

Dyshimet janë për arrest kardiak, ndërsa familjarët nuk kanë shfaqur pretendime në polici për sa i përket mjekëve apo kujdesit të tyre.

Ka qenë policia ajo që vendosi ta çonte trupin e të ndjerës në morg për kryerjen e autopsisë, për procedurë lidhur me këto raste.

Pritet përgjigjja e mjekësisë ligjore për të qartësuar shkakun e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco