Moti i keq në Vlorë bllokon tragetin nga Brindizi, pritet përmirësimi i kushteve për të zbritur pasagjerët

Moti i keq në Vlorë bllokon tragetin nga Brindizi, pritet përmirësimi i kushteve për të zbritur pasagjerët

08:37, 09/12/2021
A+ Aa A-

Moti i keq në Vlorë me erë të fortë dhe dallgë të larta ka bllokuar ën radë tragetin me pasagjerë që ka ardhur nga Brindizi. Trageti është në pritje të përmirësimit të motit për të lejuar zbritjen e tyre. Ndërkohë, mjetet e vogla të lundrimit nuk janë lejuar të dalin në det.

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike në  gjirin  e Vlorës, në  datën  9.12.2021,  në  drejtimin  jug-jugperëndim pritet erë në  forcën  5-6 bft  brenda gjirit  të  Vlorës, ndërsa  jashtë  gjirit, 6 -7 bft  dhe me shpejtësi 15-20m/s. Lartësia e dallgëve është  nga  1.50  deri 2.50  metra.

 Është  ndaluar dhënia  e  lejes së nisjes për  të  gjitha  mjetet eë  vogla lundruese,  anijet e  peshkimit  që  operojnë  jashtë  gjirit të  Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin  e  tyre.

Për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara, trageti i linjes Vlorë –Brindisi -Vlorë ka mbërritur në Portin e Vlorës por nuk është akostuar, po qëndron në radë. Me përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike do të akostohet për të shkarkuar pasagjerët dhe automjetet.

Përmirësimi  i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  9.12.2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco