Aksident  rëndë në Durrës, tre të plagosur

Aksident rëndë në Durrës, tre të plagosur

08:25, 09/12/2021
A+ Aa A-

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50, në lagjen nr. 16.

Automjeti me drejtuese shtetasen H. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco