Gjendet pa shenja jete emigranti sirian në Korçë

Gjendet pa shenja jete emigranti sirian në Korçë

21:59, 08/12/2021
A+ Aa A-

Një shtetas 27-vjeçar është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në malin e Moravës.

Burime konfirmojnë se shtetasi është emigrant sirian, rreth 27 vjecc.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

Policia në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin.

Burime të siguruara thanë se trupi i pajetë është gjetur mbi fhstain Dishnicë, çka tregon se edhe për uniformat blu, shtetasit sirianë të ardhur nga Greqia kanë përdorur një shteg të kalimit nga fshatrat e Devollit nëpër vargmalin e Moravës për të ardhur në fshatin Dishnicë e më pas për të kaluar nga Korça në drejtim të kryeqytetit.

Policia nuk bën me dije personat e tjerë me të cilët ka qenë i shoqëruar 27 vjeçari sirian, por ajo çfarë mësohet është se policia është lajmëruar nga bashkëkombas të tij, me të cilët viktima ka udhëtuar nëpër borë në shtigje të panjohura për ta. Shtetasit sirianë që vijnë nga Greqia në drejtim të vendit tonë përdorin shtigje të shumta nga Dardha deri në Kapshticë.

Çdo ditë nga policia jonë kufitare dhe Frontex kapen 40-60 shtetas të huaj.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2021, rreth  orës 21:30, në zonën e Malit Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Forcat Speciale "Shqiponjat", është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë nga Lindja e Mesme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco