Një vit ka kaluar nga vrasja e Klodian Rashës nga ana e ish-efektivit të policisë Nevaldo Hajdaraj.
Sot, në qendër të Tiranës janë bërë homazhe të nderim të të riut të ndjerë.
Qytetarët me qirinj në duar kanë kujtuar imazhin e djaloshit, që ndërroi jetë në një moshë të re, 25 vjeç.
“Klodian Rasha, 25 vjeç, e vrau diktatura. Virusi nuk del pas orës 23:00.
Ndaloni gjyqet ndaj protestuesve të revoltës rinore të dhjetorit 2020”, shkruhet në pankartat e protestuesve.
© SYRI.net