‘Autorët ndryshuan mbiemrat’/ Sherret e drogës në Belgjikë që mbërritën në Tiranë

‘Autorët ndryshuan mbiemrat’/ Sherret e drogës në Belgjikë që mbërritën në Tiranë

15:53, 08/12/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja mësohen nga operacioni i policisë për parandalimin e një vrasje në Tiranë dhe arrestimin e 3 personave të lidhur me këtë ngjarje.

Dy personat e shpallur në kërkim, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kanë ndryshuar mbiemrat. Edmir Vlashi ka pasur mbiemrin Marku ndërsa Hektor Ndoka ka pasur mbiemrin Sadiku.

Edmiri, bashkë me 27-vjeçarin Mark Lamja janë dhëndurët e çiftit Nikoll dhe Marie Marku.

Dyshohet se dy autorët kanë përdorur ambientet e restorantit dhe banesës së Nikoll Markut për të fshehur armët dhe municionet luftarake të sekuestruara nga policia.

Mësohet se Edmir Vlashi ka konflikte të hapura me vëllezërit Paluca në Kamëz, e cila shërben dhe si një prej pistave të hetimit nga uniformat blu. Shënjestër e këtij plani ishte pikërisht Prend Paluca.

Rezulton se në vitin 2017 në Belgjikë, Edmir Vlashi i grabiti një sasi të madhe droge Prend Palucës, çka shënoi dhe nisjen e konfliktit të tyre.

31-vjeçarët Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, të dënuar më herët në Belgjikë për grabitje me armë e drogë, besohet sipas policisë se po e ndiqnin këmba këmbës objektivin e tyre, Paluca, dhe po prisnin momentin për ta ekzekutuar. Mesa duket ky i fundit e kuptoi që ishte vënë në shënjestër dhe informoi policinë.

Nga hetimet u zbulua se për të realizuar planin, Ndoka dhe Vlashi përdorën si bazë për armët restorantin e Nikoll e Marie Markut në Lezhë, dhe dhëndrin e tyre Mark Lamkja si bashkëpunëtor për realizimin e planit. Çifti Marku dhe dhëndri i tyre, i cili u arrestua me pistolete ne brez, gjatë ndërhyrjes së policisë tentuan të fshihnin provat.

Hetimet zbuluan gjithashtu se Edmir Vlashi kishte tentuar edhe më parë të hakmerrej ndaj familjes së Prend Palucës, për shkak se dyshohet se tentoi të shpërthente me eksploziv banesën e Ndoc Palucës në Kamzë.

Ndërkohë që Preng Paluca dhe bashkëshortja e tij i shpëtuan një atentati të mirëoganizuar pak kohë më parë, që ndodhi në sy të vajzës së tyre të mitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco