Helmimi nga uji në Krujë, apeli lë në fuqi vendimin për pezullim nga puna të 3 zyrtarëve

Helmimi nga uji në Krujë, apeli lë në fuqi vendimin për pezullim nga puna të 3 zyrtarëve

14:52, 08/12/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit Tiranë la në fuqi pezullimin nga detyra të dy zyrtarëve të Ujësjellësit në Krujë dhe shefin e shërbimit të Epidemiologjisë në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Krujë, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” me pasojë helmimin e dhjetra qytetarëve të Krujës.

Sipas Prokurorisë, Ledio Çela, Andi Kupa dhe Ervin Karafili, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane lejuar ndotjen e ujit të pijshëm.

Kujtojmë se pak ditë më parë, në Krujë u helmuan qindra qytetarë, të cilët shfaqën simptoma të vjelljash dhe dhimbjesh barku. Asokohe policia nisi një hetim për shkaqet, por ende sot e kësaj dite nuk është dalë në një deklaratë zyrtare nga ana e autoriteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco