Përfshihet nga flakët banesa pranë burgut të grave në Tiranë (Detajet)

Përfshihet nga flakët banesa pranë burgut të grave në Tiranë (Detajet)

20:26, 07/12/2021
A+ Aa A-

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme pranë burgut të grave në Tiranë.

Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nuk ka informacione për persona të lënduar nga incidenti i ndodhur.

Gjithashtu, ende nuk dihet se përse ka rënë zjarri në banesë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 07.12.2021, rreth orës 20:05, në rrugën "Idriz Dollaku" në lagjen "Ali Demi", ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati, në banesën me qira të shtetases E. K., 39 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco