VIDEO/ Pamjet kur mjeti BMW X5 përplas 16-vjeçaren te vijat e bardha

VIDEO/ Pamjet kur mjeti BMW X5 përplas 16-vjeçaren te vijat e bardha

12:47, 07/12/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e djeshme rreth mesditës në Kamëz. Kudusi Kastrati, në gjendje të dehur, duke drejtuar një mjet “BMW X5” ka aksidentuar një të mitur 16-vjeçare.

Nga pamjet ku shihet se si Kastrati fillimisht ka frenuar duke shmangur aksidentin në pamje të pamje, por pastaj në mënyrë të tmerrshme i ka dhënë gaz makinës duke e marrë para 16-vjeçaren. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin në rrugën “Bulevardi Nene Tereza” ku degëzohet me rrugën “Bulevardi Donald Trump”.

E mitura po kalonte në këmbë në rrugën “Bulevardi Nënë Tereza”, më pas është marrë nga ambulanca dhe ka shkuar në spitalin e Traumës ku ka marrë trajtim shëndetësor. 

Kudusi Kastrati pasi ka përplasur vajzën 16-vjeçare te vija e bardha është ndaluar nga policia disa orë më pas, rreth orës 18:00. Kanë qenë forcat e policisë së Komisariatit nr. 5 në Tiranë që e kanë ndaluar.

Policia njofton se ai mbante era alkool dhe është çuar në QSUT për analiza. Kudusi Kastrati është gjobitur me 20.000 lekë dhe i zbritën 08 pikë nga leja e drejtimit dhe ndalim administrativ i mjetit.

Më pas rreth orës 23:45, i është komunikuar masa e arrestit me akuzat “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

John Doe07/12/2021 15:53

Ai do vrare me buk ne goje. Ta arrestojne qenin!

Daj Jaku07/12/2021 14:28

Kastratit i hani m**** , ai kontrollon E Dramën dhe Lylysh Boshin.

Shto koment

Denonco