VIDEO-FOTO/ Ja skafistët e kapur me 1.5 ton kanabis shqiptar në Turqi

VIDEO-FOTO/ Ja skafistët e kapur me 1.5 ton kanabis shqiptar në Turqi

12:45, 07/12/2021
A+ Aa A-

Publikohen dhe fotot e tre skafistëve që kanë trafikuar drejt Turqisë, 1.5 tona kanabis sativa shqiptar.

Policia turke kishte informacion që gjatë këtyre ditëve do të dërgohej një sasi e madhe droge nga Shqipëria në Turqi dhe kështu nisi kontrollin e territorit.

Gjatë mëngjesit të sotëm, policia ka marrë informacion për disa lëvizje të dyshimta në zonë dhe kur kanë shkuar atje fillimisht me helikopter konstatuan tre persona që po përpiqeshin të nxirrnin nga rëra e bregut të detit një kamion, i cili kishte ngecur aty.

Duke mos mundur që ta nxirrnin kamionin, tre trafikantët që dyshohet se janë shqiptarë e shkarkuan drogën duke e fshehur në një zonë të pyllëzuar aty pranë, gjë që u pa nga policia.

Menjëherë ata ndërhynë duke bërë arrestimin e trafikantëve, të cilëve iu kapën edhe 3 arme zjarri pistoletë.

Për operacionin reagoi edhe ministri i Brendshëm Turk, Sulejman Soylu i cili shkruan në Facebook:

Në operacionin e kryer nën koordinimin e ekipeve tona të komandës së xhandarmërisë dhe rojeve bregdetare në Muğla Dalaman, u kapën më shumë se një ton drogë që u përpoqën të futeshin në vendin tonë. Urime ekipeve tona të Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco