Ja shqiptari që vdiq në autoburg/ Zbulohet letra: Dua të shkollohem

Ja shqiptari që vdiq në autoburg/ Zbulohet letra: Dua të shkollohem

12:15, 07/12/2021
A+ Aa A-

Një i burgosur shqiptar i dha fund jetës duke varur veten me lidhëset e këpucëve në furgonin e policisë, ndërsa po transportohej nga spitali drejt qelisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, të enjten e 2 dhjetorit. Viktima quhet Adem Rusi.

Megjithatë ngjarja ka ngritur shumë pikëpyetje, pasi viktima do të lirohej nga burgu pas pak muajsh. Në vitin 2017, Rusi u bë i njohur në median greke pasi i dërgoi një letër drejtorit të burgut të Larisës, ku i kërkonte të vazhdonte shkollën.

Në letër ai shkrunte se shkolla është e vetmja shpresë për të. “Sivjet mbarova 2 vjet gjimnaz dhe duhet të kthehem ne qeli ku përditshmëria ime është shumë e mërzitshme për trurin tim”. Shkolla quhej “Shkolla e një mundesie të dytë” ne burgun e Larises

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe vëllai i tij në Korçë, Shkëlqim Rusi. Ai shprehet se 3 orë para ngjarjes së rëndë ka folur me të vëllanë, ndërsa autoritetet i kishin thënë se e kishin dërguar në spital për kontroll rutinë.

Vëllai i viktimës hedh dyshimet se kemi të bëjmë me një vrasje, të cilën sipas tij e kanë bërë gardianët që e kanë shoqëruar, ndërsa shtoi se atij i kishin mbetur edhe vetëm 2-3 muaj dënim për të shlyer.

Më tej vëllai bën thirrje që autopsia e trupit të viktimës të bëhet në Shqipëri dhe të dalë në shesh e vërteta, pasi sipas tij mënyra se si ngjarja është rrëfyer nga autoritetet greke është e pabesueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco