Vari veten me lidhësen e këpucëve!? Vëllai: Kjo për mua është vrasje

Vari veten me lidhësen e këpucëve!? Vëllai: Kjo për mua është vrasje

11:52, 07/12/2021
A+ Aa A-

Disa ditë më parë një i burgosur shqiptar i identifikuar si Adem Rusi u tha se i kishte dhënë fund jetës në ambientet e makinës së policisë greke.

Vëllai i tij Shkëlqim Rusi hedh dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje të 38-vjeçarit nga vetë gardianët e burgut. Ai tregon për mediat se Ademit i kishin mbetur edhe disa muaj burg dhe nuk kishte pse ndërmerrte një vendim të tillë ektrem.

Rrëfimi i plotë i të vëllait, Shkëlqim Rusi:

Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllanë në mënyrë private, më pas më morën në telefon dhe më thanë se e kemi dërguar në spital për vizitë mjekësore rutinë, më ka thënë drejtori i burgut. Pastaj më thanë që kish pirë klorinë dhe pas kthimit nga spitali vari veten me lidhësen e këpucëve. Kjo për mua është e papranueshme, është vrasje. Vëllai kishte edhe 2-3 muaj burg që të mbaronte dënimin.

Ai ka folur me të gjithë njerëzit dhe askush nuk e beson që është vetëvrasje, atë e kanë vrarë gardianët, ata që e kanë shoqëruar.

Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit, kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse, për më tepër kue je me pranga dhe i shoqëruar.

Kjo është një përrallë që thonë autoritetet greke. Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë. Të bëhet autopsia pasi shteti jonë vetëm fle gjumë, janë vrarë shumë shqiptarë atje, pas vëllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë.

Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kanë thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush s'e merr përsipër, nuk duan belara, nuk di ç'të them.

Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vëllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor.

Të varesh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët, nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco