Grabitja në Itali/ Ndërron jetë 3 ditë pasi ra nga çatia e magazines

Grabitja në Itali/ Ndërron jetë 3 ditë pasi ra nga çatia e magazines

11:19, 07/12/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar në Itali ka ndërruar jetë tre ditë pasi ra nga një lartësi prej 6 metrash  teksa po futej për të vjedhur në një magazinë me materiale lëkure.

Ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital në Careggi  pas plagëve të rënda që pësoi në kokë si pasojë e rënies nga lartësia.

Viktima e moshës 35-vjeç u rrëzua bashkë me bashkëpunëtorin e tij por ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.

Të dy ata ranë nga çatia e magazinës industriale në San Donnino nga ku shikonin terrenin dhe më pas u jepnin sinjalin bashkëpunëtorëve të tyre që prisnin për të vepruar,

Ata i dërguan në spital me makinë dhe u larguan me shpejtësi dhe tani policia po punon për kapjen e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco