Testi i drogës/ Rezultojnë pozitivë 15 policë në Vlorë: E kanë fajin ilaçet

Testi i drogës/ Rezultojnë pozitivë 15 policë në Vlorë: E kanë fajin ilaçet

11:14, 07/12/2021
A+ Aa A-

15 efektivë dyshohet se kanë dalë pozitiv në testin e drogës që është bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës.

Burime bëjnë me dije se efektivët kanë rezultuar konsumues të lëndëve narkotike nga analizat që janë bërë gjatë testit të drogës.

Disa prej tyre e kanë kundërshtuar këtë test pasi kanë deklaruar se nuk kanë përdorur asnjëherë substanca narkotike, por dyshojnë se ndoshta përdorimi i ilaçeve shëndetësore, mund të ketë ndikuar në daljen pozitiv.

Efektivët kundërshtojnë testin duke e quajtur të pasaktë rezultatin. Kujtojmë se efektivët të cilët kanë rezultuar si përdorues të drogës janë konstatuar dhe në Policinë e Shkodrës (11 efektivë), Tiranës (25 efektivë) dhe Elbasanit (2 efektive femra), ndërkohë që rezultatet e testeve në qytetet e tjera nuk kanë dalë ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco